Kërçiku zbarkon në Turqi, Partizani sfidon Ekubanin

schedule14:58 - 9 Janar, 2020

schedule 14:58 - 9 Janar, 2020

Partizani ndodhet në Turqi, aty ku po stërvitet me intensitet para nisjes së pjesës së dytë të kampionatit. Nën urdhrat e trajnerit Adolfo Sormani është vendosur edhe afrimi i vetëm deri më tani, mbrojti Dorian Kërçiku.

I larguar nga Tirana, ai zgjodhi t’i bashkohej “demave të kuq”. Një zgjedhje surprizë, duke patur parasysh faktin që kishte arritur akordin me Bylisin dhe ai është një produkt i bardhebluve.

Tifozët e Tiranës me siguri nuk e kanë pritur mirë, por tani është fakt: Kërçiku është pjesë e Partizanit. Të kuqtë ndërkohë përgatiten për ndeshjen e parë miqësore, kundër Trabzonspor. Një përballje me ish-sulmuesin e tyre, ganezin Caleb Ekuban. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!