Kërcënuan me armë dhe thyen xhamat, autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz ende të paidentifikuar, njeri prej tyre në rolin e shoferit

schedule11:33 - 29 Nëntor, 2023

schedule 11:33 - 29 Nëntor, 2023

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e grabitjes së agjëndarisë në Kamëz. Gazetari Ervin Leka tha për ABC se grupi hetimor i ngritur për grabitjen e armatosur në një Argjendari në Kamëz është ende larg identifikimit të autorëve. Të 3 personat e përfshirë, kanë qenë të maskuar.

Ndërkohë një autor i 4 ka shërbyer si shofer i makinës X6. Ka qenë një prej autorëve i cili me një automatik në dorë ka kërcënuar në argjendari.

Ndërsa të tjerët kanë thyer xhamat e raftit ku ekspozoheshin bizhuteritë, duke marrë rreth 500 gram argjendari.

Por, gjatë momentit që janë larguar autorëve u kanë rënë disa kuti bizhuterish, dhe grupi hetimor po punon për te gjetur gjurmë të tyre në këto bizhuteri dhe për identifikimin e autorëve.

Në momentin e grabitjes në argjendari ka qenë prezent pronarja e Argjendarisë si dhe bashkëshortja e djalit të saj. Ajo ka pasur edhe një përplasje me autorët, por duke qenë se ata ishin te armatosur është tërhequr.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!