Tre persona kane rënë në prangat e policisë së Krujës, pasi kanë kërcënuar 2 efektivë të burgut të Fushë Krujës duke i bërë presion që ata të ndërhynin për t’i ndryshuar dhomën një shokut të tyre të burgosur.
Pas veprimeve hetimore policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës Ardian Sherën 25 vjec, nga Kruja, Bert Shera, 39 vjeç si dhe 24 vjeçarin Elton Shera, të dy nga fshati Nikel.
Adrian Shera, ishtë denuar edhe më parë me 15 vjet heqje lirie për veprën penale vjedhje me armë.
“Shtetasit Ardian Shera dhe Bert Shera kanë kanosur për shkak të detyrës, për motive të dobëta punonjësit e policisë në burgun e Fushë Krujës, specialistin e informcionit dhe rojen e IEVP-së” , thuhet ne njoftimin e policisë.
Ndërsa Elton Shera aktualisht i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe për shkak të situatës së COVID-19, i është caktuar të qëndrojë në banesë ku po kalon në arrest shtëpie pjesën e mbetur të dënimit.
Por Elton Shera ka thyer arrestin e shtëpisë, pasi ka çuar dy kusherinjte Berti dhe Adrian shera në burgun e Fushe Krujës me makinë dhe i mori pas në kthim në përpjekje që ata t’i shpëtonin kapjes së policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./abcnews.al