Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit, pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale. Sipas policisë, 39-vjeçari i ka dërguar vazhdimisht mesazhe denigruese e kërcënuese një shtetaseje 41-vjeçare dhe i ka thyer xhamin e automjetit të saj.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit ,39-vjeç banues fshatin Shtiqen, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Përndjekja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Ky shtetas i ka dërguar vazhdimisht mesazhe denigruese e kërcënuese një shtetaseje 41-vjeçare dhe i ka thyer xhamin e automjetit të saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/