Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet 25 vjeçari nga Burreli/ Kërcënonte 23 vjeçaren me foto nga llogaritë false në rrjetet sociale

schedule11:12 - 23 Shtator, 2025

schedule 11:12 - 23 Shtator, 2025

25-vjeçari Brandi Kasmi është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi nëpërmjet llogarive false kërcënonte një 23-vjeçare për t’i marrë para.  Policia sekuestroi 2 celularë me llogaritë false aktive në ta.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!