Kërcënoi se do të vriste fqinjin me armë zjarri, arrestohet 51 vjeçari në Vlorë

schedule09:17 - 10 Shtator, 2024

schedule 09:17 - 10 Shtator, 2024

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë. Një 51 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar se do të vriste me armë zjarri fqinjin e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, të fshehur në një fuçi, së bashku me dy krehëra dhe 75 fishekë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al