Policia ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi vodhi një shumë parash në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë. 42-vjeçari rezulton i dënuar edhe më parë për vjedhje.
Sekuestrohen thika dhe veshjet që dyshohet se ka përdorur 42-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjes.
“-B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se më datë 01.04.2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore) në një dyqan, duke kanosur punonjësen, me thikë”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


