Kërcënoi një person me armë dhe i çau gomat e makinës, procedohet 68-vjeçari në Vlorë

schedule16:01 - 11 Gusht, 2022

schedule 16:01 - 11 Gusht, 2022

Një 68-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë në Vlorë, pasi ka kanosur me arme zjarri një 37-vjeçar dhe i ka dëmtuar me sende të forta gomat e automjetit.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z. M., 68 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri çifte, të cilën e posedonte me leje, shtetasin B. H., 37 vjeç, si dhe i ka dëmtuar me sende të forta gomat e automjetit”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!