Kërcënoi me jetë një vajzë për publikimin e videove intime/ Ekstradohet nga Gjermania 62 vjeçari

schedule15:26 - 21 Nëntor, 2024

schedule 15:26 - 21 Nëntor, 2024

Një 62 vjeçar i arrestuar në Gjermani është arrestuar nga policia vendase. Ai është ekstraduar në vendin tonë, pasi ka qene i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Mësohet se 62-vjeçari akuzohet se në vitin 2020, në Durrës, ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.

Njoftimi i plotë:

Ekstradohet nga Gjermania, shtetasi kosovar 62 vjeç, i arrestuar në Gjermani, në muajin gusht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Partners”.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Shtetasi F. I. akuzohet se në vitin 2020, në Durrës, ka kanosur një shtetase, për dhënien e 5000 eurove, që të mos publikonte video intime të saj. Gjithashtu, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e kësaj shtetaseje.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Gjermani dhe ekstradimi i tij në Shqipëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!