Një 53 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës pasi ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten në banesë, si dhe ushtronte dhune psikologjike ndaj saj.
Pas njoftimit të marrë policia parandaloi ngjarjen e rëndë në familje, duke neutralizuar dhe arrestuar Refail Shabanin, ndërsa u sekuestrua edhe një armë zjarri pistoletë me silenciator.
Njoftimi i Policisë Shkodër
Falë reagimit të shpejtë të Policisë, parandalohet një ngjarje e rëndë në familje
Arrestohet në flagrancë një 53 vjeçar i cili ushtronte dhunë psikologjike dhe kërcënonte bashkëshorten me armë zjarri
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, falë reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi R. Sh. 53 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër
Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kërcënuar me armë zjarri pistoletë bashkëshorten.
Policia pas njoftimit të marrë, menjëherë ka shkuar në banesën e 53 vjeçarit dhe ka bërë neutralizimin e arrestimin e tij në flagrancë.
Në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua një armë zjarri pistoletë me silenciator.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Dhuna ne Familje”. /abcnews.al