Kryeqyete dhe qytete të ndryshme në të gjithë botën do të jenë nën masa të rrepta sigurie natën e ndërrimit të viteve për shkak të kërcënimit terrorist. Në Stamboll autoritetet turke kanë anuluar një sërë festimesh publike, ndërsa në Londër do të ketë patrullime nga agjentë të maskuar
Agjentë të armatosur, të maskuar por dhe në veshje civile. Policia britanike ka rritur masat e sigurisë për natën e ndërrimit të viteve një vit pas atentatit të përgjakëshmë terrorist në metro dhe në Mancester. Skotland Jard saktësoi se për momentin nuk ka një kërcënim real por gjithësesi njësitë policore dhe ato anti terror duhet të jenë në gadishmëri.
Një vitë më parë në Londër ishin vënë në patrullim rreth 3 mjë agjentë të armatosur në zonat kryesore të qytetit
Janë të shumta qytetet dhe kryeqytete që kanë marrë masa të shtuara sigurie si në Berlin, Nju Jork, Romë, Ankara etj, duke u nisur dhe nga kërcënimet e fundit të Isis ndaj perëndimit pikërisht për natën e ndërrimit të viteve. Sipas uebsajtit që monitoron ekstremizmin islamik në internet, Isis ka publikuar një fotografi ku është shkruar 2018, por në vend të zeros është vendosur një bombë dhe në vend të 1 një militant islamik.
përshkallëzohet në këtë mënyrë tensioni në sheshet dhe vendet ,më të frekuentuara duke bërë që të jenë më të blinduara se asnjëherë. Nën vëzhgim të njësive speciale janë vënë vendet e kultit, diskotekat, ambasadat, qendrat tregtare, muzetë dhe monumentet, zonat turistike, ndërtesat institucionela, kinematë dhe magazinat e mëdha. Një javë më parë autoritetet italiane vendosën të mbajnë ende lart nivelin e gadishmërisë si dhe monitorimin e personave që rezukltojnë të rrezikshëm pavarësisht precedentëve penalë
Një plan i vecantë sigurie do të zbatohet dhe në Milano ku në sheshin Duomo do të mnbahet koncert tradicional i vitit të ri në 31 dhjetor. Në hyrje të sheshit do të vendosen barriera betoni për të parandaluar hyrjen e automjeteve në zonën ku do të qëndrojë publiku
Ndërsa në Ankara autoritetet turke kanë anuluar një sërë festimesh publike për arsye sigurie./abcnews.al