KOSOVË- Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj komentoi vizitën e Antony Blkinen në Shqipëri dhe kritikat e SHBA për kryeministrin Albin Kurtin, i cili me vendimin për dinarin serb po tenton të shkelë hapur partneritetin me SHBA.
Ai theksoi se veprimet e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti po e dëmtojnë Kosovën.
“Janë pasoja të cilat kanë të bëjmë direkt me Kosovës, mënyra se si Kurti ka bërë gabime me politikën e brendshme me veriun dhe ne politikën e jashtme ka krijuar një konflikt të ri politik, ku ne sot marrim kritikë, sanksione nga amerikanët dhe evropianët, për në ne 2008 dhe 1999 do të ishte jashtë çdo imagjinate, që pikërisht James O’Brien, Hovenier në Prishtinë, që të kenë qëndrime dhe urgjencë të tillë, por duket që atë që lexojnë aleatët tanë e lexojnë në mënyrë të drejtë. Ne nuk duhet të krijojmë vatra të konflikteve, të cilat mund t’i përdorë Serbia dhe mbase dhe vetë Rusia.”, u shpreh Hoxhaj.
Gjatë diskutimit në intervistë me gazetarin Sokol Balla, Hoxhaj theksoi se Albin Kurti në qeverisjen e tij nuk ka arritur asnjë sukses në politikën e brendshme dhe atë të jashtme.
“Meqë Kurti në këto tri vite e fundit nuk ka pasur asnjë sukses në politikën e jashtme dhe nuk ka asnjë vend që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, nuk ka asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, Kurti merret me simbolika elektorale dhe tema e targave ka qenë temë populisite për vota. Tema e dinarit ka qenë e rregulluar në 2002 me një rregullore e UNMIK, e cila tani është rishpikur nga Kurti, përsëri është një temë pasi Kurti mendjen nuk e ka te shteti , por te pushteti i Kosovës. Kjo sjellje e Kurtit nuk është sjellje tjetër, por është një sjelle anti-evropiane dhe anti-amerikane, të cilën po e shpërfaqë më dinarin dhe tema të tjera”, tha ai.
Mes tjerash, Hoxhaj tha se ne letrën e urimit për 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, presidenti i SHBA ,Joe Biden mund të prekë dhe tema apo çështje, të cilat janë aktuale, përfshirë këtu dhe vendimin për dinarin serb.
“Letra e urimit të Biden, sa i takon përvjetorit të pavarësisë, ka mbërritur mbase ose do mund të mbërrijë deri nesër në Prishtinë, që përveç temave bilaterale Kosovë-SHBA, edhe këto zhvillimet e fundit mund të marrin vëmendjen. Në letër do të ketë tone konkrete, për situata konkrete, qoftë kjo çështja e dinarit, qoftë dhe tema të tjera, që Kurti është zotuar për t’i zbatuar dhe nuk i ka zbatuar”, tha ai./ n.m.abcnews.al