Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg hodhi poshtë sot kërcënimet ruse për përshkallëzim pas vendimit të SHBA-së për të lejuar Ukrainën të godasë Rusinë me armë amerikane.
“Nuk ka asgjë të re. Është pjesë e përpjekjeve të presidentit Putin për të parandaluar aleatët e NATO-s të mbështesin Ukrainën,” tha Stoltenberg përpara fillimit të një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Pragë.
Sipas një burimi të Politico, duke cituar tre zyrtarë amerikanë dhe dy burime të mirëinformuara që nuk i përmendi, tha se presidenti i SHBA-së Joe Biden ka autorizuar në heshtje Ukrainën të përdorë sistemet e armëve amerikane në sulmet kundër zonave kufitare ruse, ekskluzivisht pranë rajonit të Kharkiv.
“Presidenti kohët e fundit udhëzoi ekipin e tij për të siguruar që Ukraina të jetë në gjendje të përdorë armët amerikane për kundërsulm në Kharkiv, në mënyrë që Ukraina të mund t’i përgjigjet forcave ruse që godasin ose përgatiten për të goditur”, tha një nga zyrtarët amerikanë.
Megjithatë, Stoltenberg theksoi se “nuk ka pasur asnjë ndryshim” në politikën amerikane, e cila e ndalon Kievin të përdorë raketa me rreze të gjatë për të goditur Rusinë.
Siç thekson Politico, Ukraina i kërkoi SHBA-së të ndryshonte politikën e saj pasi ofensiva ruse kundër Kharkiv filloi këtë muaj.
Në thelb, Ukraina tani mund të përdorë armë të ofruara nga SHBA, të tilla si raketa dhe raketahedhës, për të rrëzuar raketat ruse të drejtuara për në Kiev, kundër trupave që grumbullohen në anën ruse të kufirit afër Kharkiv.
Por zyrtari theksoi se Ukraina nuk mund t’i përdorë këto armë për të goditur infrastrukturën civile ose për të lëshuar raketa me rreze të gjatë veprimi kundër objektivave ushtarake thellë brenda territorit rus.
/abcnews.al