Zhvillimet e fundit në Kosovë, krijuar me asosacionin si edhe kërcënimet ndaj LDK atje, ishin në fokus të bisedës që eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi zhvilloi në emisionin “Ballkan Update” të gazetares Linda Karadaku.
“Cdo gjë që shkon në përputhje me kushtetutën nuk paraqet shqetësim.” -u shpreh Kajtazi ndërsa shtoi se shqetësimi ka të bëjë me atë se kjo nuk do të jetë stacioni i fundit për interesat e qeverisë së Serbisë.
Sa i takon kërcënime ndaj LDK, Kajtazi theksoi se hetimi duhet marrë seriozisht, dhe se organet e sigurisë dhe LDK duhet ta menaxhojnë si rast serioz.
“Serbët nuk e dëshirojnë marrëveshjen, qëllimi është të krijohet kaos në subjektet politike. Organet e sigurisë dhe LDK duhet ta menaxhojnë si rast serioz.”u shpreh ai.
Pjesë nga biseda në studio:
Një asosacion në përputhje me vendimin e gjykatës a do i shkaktonte kosovës probleme sigurie?
Cdo gjë që shkon në përputhje me kushtetutën nuk paraqet shqetësim. Kushtetuta parasheh interesa të qytetarëve të kosovës edhe strukturat e sigurisë në kosovë janë të rregulluara me kushtetutë. Shqetësimi ka të bëjë me ato se kjo nuk do të jetë stacioni i fundit për interesat e qeverisë së sërbisë. Në cdo formë do mundohen të shantazhojnë konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Serbia në cilin do rast do mundohen ta përdorin?
Po, padyshim.
Tango kërkon dy vetë, cështja është kosova cdo bënte që ku asosacion t’iu shërbente serbëve ne vëri e të mos keqpërdoret nga serbia
Kosova është një feniks i ngjallur, kjo rrugë është një mund i madh i qytetarëve të kosovës por edhe bashkësisë ndërkombëtare. Gardian i ruajtjes së balancave do të jetë bashkësia ndërkombëtare. Problemi në Kosovë do të jetë. Nuk duhet të harrojmë se me kalimin e kohës enklava serbe po zbrazet nga populla se kjo gjendje iu ka krijuar probleme me jetesën e përditshme. Nëse vijon kjo gjendje pas 5 apo 10 viteve nuk kemi më për cfarë të flasim.
Kërcëcnimet e LDK, doja të dija një situatë si kjo cfarë i bëjnë partisë, e trembin e rrisin audiencën e saj apo i frikëson liderët e saj?
Cdo luftë hibride pjesë ka edhe këtë komponent. Cështja duhet të merret seriozisht nga LDK edhe nga organet e sigurisë së Kosovës. Ajo që më bën të mendoj më thellë është momenti kur ka dalë ky akt, është faza përfundimtare, kemi një presion ndaj të dy palëve, Kosovë e Serbi. Jemi në një fazë kritike të zhvillimit të ngjarjeve. Serbët nuk e dëshirojnë marrëveshjen, qëllimi është të krijohet kaos në subjektet politike. Organet e sigurisë dhe LDK duhet ta menaxhojnë si rast serioz./abcnews.al