Kërcënimet e Putin për gazin, reagon Franca dhe Gjermania: Nuk shantazhohemi

schedule16:35 - 31 Mars, 2022

schedule 16:35 - 31 Mars, 2022

Franca dhe Gjermania kanë reaguar menjëherë pas kërcënimeve të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili tha se do të mbyllë rubinetat e gazit për ato shtete që nuk paguajnë ne rubla.

Ministri francez i ekonomisë tha se Franca dhe Gjermania po përgatiten për një reduktim të furnizimit të gazit rus.

Ai tha se të dy shtete po i përgjigjen paralajmërimit të presidentit rus Vladimir Putin se Moska do të mbyllë rubinetat për ata që refuzojnë të paguajnë në rubla.

“Mund të ketë një situatë nesër në të cilën … nuk ka më gaz rus. Na takon ne të përgatitemi për këta skenarë dhe ne po përgatitemi,” tha Bruno Le Maire pas bisedimeve në Berlin me homologun e tij gjerman Robert Habeck.

Ndërkohë që edhe ministri gjerman Robert Habeck deklaroi se Gjermani mund të reduktojë gazin rus duke theksuar se askush nuk do të shantazhohet nga Vladimir Putin.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!