Pas kërcënimeve të Iranit ndaj Izraelit, u vendos që të mbyllet përkohësisht ambasada izraelite në Romë.
Rreth 30 nga ambasadat e vendit në mbarë botën janë mbyllur për shkak të mundësisë së një sulmi iranian si hakmarrje për vdekjen e një oficeri të lartë të Gardës Revolucionare pranë ambasadës siriane në Damask. Nga një bastisje izraelite në Damask në fillim të kësaj jave vrau Mohammad Reza Zahedi , komandant i forcës Quds të Gardës në Siri dhe Liban, së bashku me gjashtë oficerë të tjerë iranianë.
Sipas asj që shkruajnë mediat e huaja alarmi në ambasadat dhe misionet e ndryshme ka qenë gjithsesi i lartë që nga 7 tetori.
Kujtojmë se në janarin e vitit 2015, një raketë izraelite kaloi kufirin verior të vendit dhe ra në Siri. Mes 7 viktimave që shkaktoi ishin Xhihad Mugnijeh, djali i një prej themeluesve të Hezbollah dhe një komandant i rëndësishëm i Gardës Revolucionare iraniane. Përgjigjia e lëvizjes islamike libaneze ishte e ashpër. /abcnews.al