NATO përmes përfaqësuesit të tij Dylan White ka dënuar ashpër sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit.
Përfaqësuesi i Aleancës së Atlantikut të Veriut me një postim në Platformën X deklaron se NATO dënon fuqishëm sulmet terroriste të Hamasit, duke theksuar se terrorizmi është një “kërcënim themelor për shoqëritë e lira dhe Izraeli ka të drejtë të mbrohet”.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmet e sotme terroriste të Hamasit kundër partnerit tonë të NATO-s, Izraelit. Mendimet tona janë me viktimat dhe të gjithë të prekurit. Terrorizmi është një kërcënim themelor për shoqëritë e lira dhe Izraeli ka të drejtë të mbrohet ”, shkroi Dylan White në Platformën X.
We strongly condemn today’s terrorist attacks by Hamas against NATO partner #Israel. Our thoughts are with the victims and all those affected. Terrorism is a fundamental threat to free societies, and Israel has the right to defend itself.
— Dylan White (@NATOpress) October 7, 2023
Kujtojmë që deri tani numri i viktimave ka shkuar në 198, ndërsa të plagosur janë mbi 1600 persona.
Sulmi i sotëm është më seriozi që nga lufta 10-ditore midis Izraelit dhe Hamasit në vitin 2021, mediat izraelite raportuan përleshje midis grupeve militante palestineze dhe forcave të sigurisë në qytete në jug të Izraelit./abcnews.al