Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërcënim me bombë, televizioni publik francez ndërpret transmetimin

schedule15:01 - 30 Nëntor, 2025

schedule 15:01 - 30 Nëntor, 2025

Selia qendrore e France Televisions në Paris u evakuua plotësisht pas një kërcënimi me bombë.

Informacioni u konfirmua në një deklaratë të publikuar nga kanali në faqen e internetit të France Info. Sipas këtij mesazhi zyrtar, “Selia qendrore e France Televisions është evakuuar”.

Shërbimet shtetërore e njoftuan kompaninë për një kërcënim me bombë, shkruan Entrevue.fr.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin. Ndërkohë, transmetimi dhe faqja e internetit e franceinfo kanë përjetuar ndërprerje.

Ndryshe, ky është incidenti i dytë i tillë në një kanal kombëtar lajmesh në më pak se dy javë.

Më parë, BFM TV përjetoi një ndërprerje të ngjashme, afërsisht në të njëjtën kohë, kur transmetimi i tij u pezullua për gati dy orë për shkak të një kërcënimi me bombë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!