Kërcen 145 valle shqiptare, valltarja: Gjeta xhubletën origjinale në Krujë, do e vesh nuse

schedule10:05 - 28 Qershor, 2023

schedule 10:05 - 28 Qershor, 2023

Valltarja shqiptare e lindur në Amerikë, Mery Camaj ka mësuar të kërcejë dhe të interpretojë vallet shqiptare.

Camaj e ftuar në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, ka dhënë detaje në lidhje me pasionin e saj për vallet shqiptare ku ka treguar se ajo tashmë di të kërcejë 145 valle shqiptare.

Ajo është shprehur se dashurinë për Shqipërinë e ka nga prindërit e saj të cilët kanë insistuar që herë pas here të mësojnë gjuhën dhe traditat.

“Në fillim gjuhën shqipe e kam folur shumë thjesht por me pas duke qenë se unë e mësova me dialekt verior u mundova ta mësoj më mirë dhe fillova që të lexoj libra në shqip, më pas nisa shkollën për shkenca politike dhe thash se duhet të studioj për Shqipërinë dhe me mësuar për Shqipërinë që të shkruaja dhe të lexoja. Ne të gjithë në familje flasim dhe kërcejmë shqip.

Nëna ime më ka thënë që ka pas ëndërr që të ishte valltare, në New York ka një grup vallesh  dhe në moshën 14 vjeçare ka qenë nëna që më ka thënë se ti do të fillosh të kërcesh në këtë grup. Në fillim ka qenë e vështirë por me ndihmën e mësueses që më ka mbajtur dorën ka zbuluar dhe dashurinë time për Shqipërinë. Me grupin Rozafati  mësuesja ime Angjelina Nika ka krijuar 145 valle unike nga të gjithë trevat e Shqipërisë dhe është ajo që më ka shtyrë për të qenë më e fokusuar në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo shprehet se xhubleta është është ndër veshjet që ajo e do shumë dhe në moshën 16 vjeç prindërit i kanë dhuruar një xhubletë për nuse.

Camaj ndër të tjera ajo është shprehur se në dasmën e saj ka shumë dëshirë që ta veshë këtë veshje përveç fustanit të bardhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!