Këtë të shtunë në Kosovë janë konfirmuar 96 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2590. Raste aktive janë 1.148.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 87 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve, tani ka arritur në 1.394.
Që nga mesi i muajit mars, kur janë paraqitur rastet e para me sëmundjen COVID-19, në Kosovë kanë humbur jetën 48 pacientë./abcnews.al