Kërcejnë shifrat në Greqi, 248 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule19:22 - 9 Shtator, 2020

schedule 19:22 - 9 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 248 raste të reja me koronavirus, nga 169 që ishin një ditë më parë.

19 prej tyre janë raste të importuara të ardhur nga jashtë vendit. Numrin më të madh të të infektuarve e ka rajoni i Aktikës, 98 në total, ndërsa 17 raste janë regjistruar në Selanik.

Tre pacientë kanë humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 293.

Aktualisht në spital po trajtohen në intubim 46 pacientë në gjendje të rëndë. Mosha  mesatare e viktimave është 78 vjeç, ndërkohë që 96.2% e viktimave kanë rezultuar me sëmundje bashkëshoqëruese.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend ka shkuar në 12080, prej të cilëve 55.6% janë burra./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!