Keqinformim mbi zgjedhjet, Facebook dhe Google ndalojnë reklamat elektorale

schedule08:59 - 12 Nëntor, 2020

schedule 08:59 - 12 Nëntor, 2020

Ndërsa keqinformimet vazhdojnë të përhapen në internet, Facebook njoftoi se ndalimi  i reklamave politike ka të ngjarë të zgjasë edhe një muaj tjetër, duke ngritur shqetësime nga ekipet elektorale dhe grupet që dëshirojnë të kontaktojnë me votuesit për gara të rëndësishme të Senatit në Georgia në janar.

Pretendimet e pabazuara në lidhje me zgjedhjet u bënë jehonë në mediat sociale këtë javë ndërsa Donald Trump vazhdoi të sfidojë vlefshmërinë e rezultatit, megjithëse zyrtarët e shteteve nuk raportuan parregullsi dhe ekspertët ligjorë paralajmëruan se ai kishte pak shanse për të përmbysur fitoren e presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden.

Kompania Google nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me kohëzgjatjen  e ndalimit të reklamave.. Ndalimi reklamave  nënkupton që platformat aktualisht nuk do të pranojnë reklama zgjedhore në prag të dy garave të balotazhit për Senatin amerikan në shtetin e Georgias që mund të vendosin se kush do ta ketë kontrollin e kësaj dhome.

Kompanitë e mediave sociale nuk pranuan të deklarojnë se kur do të hiqeshin masat e tjera të gjera për të frenuar keqinformimin për zgjedhjet dhe thirrjet për dhunë.

Zëdhënësi i Facebook-ut, Andy Stone, tha se këto masa emergjence nuk do të jenë të përhershme, por shtoi se heqja e masave ndaluese nuk do të ishte “e afërt”.

Strategët demokratë, përfshirë anëtarë të ekipit elektoral të Biden, i cili shkruajti në Twitter mesazhe kritike për Facebook-un, thanë këtë javë se kompanitë e mediave sociale ende nuk po luftonin në mënyrë efektive përhapjen e keqinformimit masiv./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!