Edi Martini, trajneri i Teutës, është pjesë e panelit në emisionin “Pressing” në ABC News. Shkodrani ka komentuar ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku administratorit të Vllaznisë, Suad Lici, i është vendosur lëndë plasëse në makinë.
“Më vjen keq që ka ndodhur ajo ngjarje, nuk i takon atij qyteti. Solidarizohem. I bie të përsëris fjalët e mia, që qëndrojnë. Nuk më pëlqen të flas. Jam i fokusuar te Teuta. Nuk dua të bëhem pjesë e këtyre diskutimeve”.
Martini i është rikthyer edhe barazimit me Luftëtarin: “E kam thënë që dy pikët e lëna me Luftëtarin janë të pafalshme. Nuk bëmë një ndeshje të mirë. U munduam, por faji bie tek unë. Duhet ta mbyllnim ndeshjen. Futbolli ka të papriturat e saj. Shpresoj që ato dy pikë mos të na bëjnë dëm në fund. Do mundohemi t’i rikuperojmë në vazhdim”.
SULMI – “Nuk është se nuk kemi shënuar gola. Tre në Vlorë, si dhe në ndeshje të tjera. Nuk kemi sulmuesin pikat që shënon. Kur nuk e kemi, lindin probleme. Gjithsesi nuk është se nuk kemi shënuar në 6 ndeshjet e fundit. Kemi një ngërç. Sulmojmë të gjithë, mbrojmë të gjithë.
Do doja të shënonte sulmuesi, por i kemi të shpërndarë golat. Gomis vrapon shumë, ka shënuar veç një gol. Po na ndihmon në fazën defensive. Në ndeshjet jashtë luan më mirë, do hapësira. Do bëhet pjesë e ekipit. Shpresoj që shpejt do lirohet. Nuk është kollaj të përshtatet”.
OBJEKTIVI – “Duhet të sigurojmë me patjetër kupat e Europës. Do doja të fitoja Kupën e Shqipërisë. Do luftojmë nga të dyja krahët. Futboll pa presion nuk. Me Luftëtarin e nënvlerësuam. Po të kishim ato dy pikë do ishim më pranë ekipeve lart dhe të shkëputur nga vendi i pestë dhe i gjashtë.
Me Vllazninë patëm presion në fillim. Goli na zgjoi dhe e kuptuam që nuk kishim çfarë humbnim. Rezultati ishte i mirë për ne. Kishim probleme në mbrojtje dhe nuk e qarkulluam topin. Shpresojmë të na kthehet Arapi, pasi na ka prishur punë”, u shpreh Martini mes të tjerash. /abcnews.al