Moderatorja e njohur Bora Zemani është gjithmonë e kuruar në daljet e saj televizive.
Ajo kujdeset për çdo detaj nga zgjedhja e veshjes dhe deri te grimi. Gjithashtu, nuk nguron t’i ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale.
Mirëpo së fundmi, Bora ka publikuar një foto nga puntata e sotme, ku shfaqet e veshur bardhë e zi dhe me flokë të drejta, të lëshuara. Një ndër ndjekëset është kapur te këpucët e moderatores, duke i shkruar se i ka veshur tre herë.
“Më shumë se aq në fakt. Nuk jam njeriu që vesh një herë këpucët edhe i hedh”, i është përgjigjur Bora. l.k/abcnews.al