Kepa i padëshiruar në Londër, projektohet shkëmbimi me yllin e Serie A

schedule13:48 - 29 Gusht, 2020

schedule 13:48 - 29 Gusht, 2020

Është folur gjithmonë për një të largim të mundshëm të Gianluigi Donnarummës nga Milani dhe këtë herë në klubin kuqezi ka ardhur një tjetër ofertë. Bëhet fjalër për klubin e Chelseas që e kërkon me çdo kusht gardianin italiani në ekip.

Sipas raportimit të “Football Insider”, drejtuesit e bluve të Londrës janë të gatshëm të përfshijnë dhe kartonin e Kepës në këtë operacion. Portieri spanjoll është i padëshiruar nga trajneri Lampard, ku kujtojmë dhe paraqitjet e tij të dobëta në Premier League.

Kartoni i Arrizabalagës vlerësohet rreth 80 milionë euro dhe Chelsea ka propozuar shkëmbimin kokë më kokë mes portierave. Anglezët kërkojnë që ta marrin në huazim sezonin e parë Gigion dhe më pas ta blejnë përfundimisht kartonin e tij. Gjithsesi vendimin e fundit do ta marri Milani, pasi 21-vjeçari është në kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2021. /abcnews.al