Keniania ndihmoi lojtarin në kazino? Policia po heton pistë të re për dhunën ndaj 22-vjecares

schedule18:44 - 1 Maj, 2023

schedule 18:44 - 1 Maj, 2023

Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë ngritur një pisteë të re në lidhje me vdekjen e kenianes, Joy Ayoko.

Hetuesit kanë dyshime se 22-vjeçarja e cila punonte si krupiere në një kazino në Tiranë, i ka dhënë informacion një lojtari për mënyrën se si të luante në kazino, i cili kishte fituar shuma të mëdha parashë.

Mësohet se lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet të meret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e dhuninit të kenianes që çoi deri në vdekjen e saj.

Hetuesit kanë dyshime të forta që manovrat e kenianes dhe lojtarit të jenë zbuluar nga stafi i kazinosë dhe kjo gjë të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.

Mbi bazën e këtyre dyshimeve, të shtunën, në komisariatin numër 1 u shoqëruan për t’u marrë në pyetje 6 persona, mes të cilëve edhe shoferi i kazinosë ku punonte keniana, Rodin Barçi dhe një i aferi i tij. Pas marrjes në pyetje ata u lanë sërish të lirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mē 13 Gusht tē vitit 2022 në rrugën “Pandeli Evangjeli”, në kryeqytet. Keniania 22-vjeçare kishte ardhur nē Shqipëri dhe ishte punësuar në një kazino.

Nē trupin e saj u konstatuan dëmtime të shumta në kokë e në brinjë që dyshohet se e reja pasi u dhunua mund tē jetë hedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte me qira.

Fillimisht, Joy Aoko qëndroi e shtruar në Spitalin e Traumës në gjendje kome, dhe më pas u dërgua për kurim në vendlindjen saj, por ndērroi jetě për shkak të gjendjes së rënduar që ndodhej.

Ndërkohë që policia dhe prokuroria janë në pritje të zbardhjes së bisedave telefonike që do të përfitohen nga dy celularët e 22 vjeçares që vijojnë të jenë në laboratorin e policisë shkencore./abcnews.al