Presidentin francez,ram ka deklaruar gjatë deklaratës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama se ndihet i lumtur që po e pret në shtëpinë e tij dhe se Franca e do jo vetë atë, por dhe Shqipërinë.
Ai ka theksuar ndër të tjera se agjencia franceze e zhvillimit do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në reformat e saj ekonomike dhe tranzicionin energjitik.
Sipas Macron, do të nënshkruajnë një marrëveshje ndërqeveritare, në menaxhimin e ujit turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit.
“Jam shumë i lumtur zoti kryeministër që po ju pres këtu në shtëpinë tuaj. Jeni këtu, Franca ju do ju dhe vendin tuaj.
Ju që përdoni shumë mirë gjuhën tonë, ju që keni jetuar në këtë qytet. Franca ju do ju dhe vendin tuaj dhe kisha shumë dëshirë të ju prisja në Paris pas pritjes që më dhatë në Tetorin e Shkuar. Dialogu që kemi me njëri-tjetrin dëshmojnë dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës. Përsëris angazhimin e Francës dhe të lëvizjes që ne kemi për Ballkanin Perëndimor. Këtu bëhet fjalë për të vepruar për bashkimin e Europës për ta bërë më të fortë dhe më sovrane dhe përballë kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta. Të impresionuar nga reformat dhe kapacitetet për të avancuar për vitet e fundit nën drejtimin e tuaj. Ju mund të keni besim te mbështetja jonë për të vazhduar këtë rrugë me qëllim rruga juaj drejt negociatave të vij sa më shpejt.
Së fundmi, ju pritët në Tiranë një samit për mbështetjen ndaj presidentit Zelensksy dhe popullit të tij. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe për këtë është i nevojshëm, zëri juaj. Do të lejojmë të vazhdojmë në këtë rrugë dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat.
Sot mbasdite ju do të shkoni në Stacionin F për nënshkrimin e një marrëveshje ndërqeveritare, në menaxhimin e ujit turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit. Këshilli Francë-Shqipëri për inovacionin. Agjencia franceze e zhvillimit do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në reformat e saj ekonomike dhe tranzicionin energjitik dhe nënshkrimi i një huaje prej 120 milionë hua për reformën mjedisore dhe një memorandum bashkëpunim me ministrinë e mjedisit do të lejojmë të kapërcejmë këto etapa dhe më shumë se ato që kemi nisur para 6 muajve me sipërmarrësit që kishin ardhur me mua në Tiranë”, u shpreh ndër të tjera Macron./abcnews.al