Keni fituar gjyqin për pagat? Sindikata e Futbollistëve del me njoftim të rëndësishëm

schedule15:29 - 19 Shkurt, 2020

schedule 15:29 - 19 Shkurt, 2020

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për ata lojtarë që kanë fituar gjyqet në FIFA apo FSHF për pagat e padhëna. Synimi është të përfitohet nga fondi që FIFPro do të ketë për lojtarët me probleme në klubet e mëparshme.

“Të nderuar kolegë futbollistë. Siç jeni në dijeni, Sindikata Botërore e Futbollistëve Profesionistë, FIFPro, ka arritur një marrëveshje me FIFA-n për të lëvruar një fond me anë të cilit do të perballohen një pjesë e pagave të padhëna të Futbollistëve.

Me qëllim që edhe futbollistët shqiptar të mund të përfitojnë nga ky fond, kërkojmë nga ana juaj që të na vini në dispozicion vendimet me anë të cilave keni fituar gjygjet në FSHF ose FIFA për pagat e padhena, bashkë me një kërkesë të bërë nga ana juaj, ku të përcaktoni vlerën e detyrimit që klubet e futbollit kanë ndaj jush.

Këto dokumenta do të dërgohen nga ana jonë në departamentin përkatës të FIFPro, i cili më pas në bashkepunim me FIFA-n do të përcaktojnë edhe fondet që mund të vihen në dispozicion të Shqiperisë për të shlyer pagat e padhena të futbollisteve.

Duke ju falënderuar të gjithëve paraprakisht për bashkëpunimin, ju uroj suksese, mbarësi në familjet tuaja. Me respekt Andi Lila”, shkruhet në njoftimin e bërë nga Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë. / abcnews.al