Keni bërë plane për plazh në fundjavë? Njihuni me surprizat e motit më parë

schedule10:08 - 30 Qershor, 2023

schedule 10:08 - 30 Qershor, 2023

Vendi ynë gjatë ditëve të fundit ka qenë në masa ajrore të qëndrueshme me diell dhe me temperature të larta, por pritet që fundjava të mos jetë aq e favorshme për të gjithë ato që duan të shkojnë në plazh.

Meteorologu Hakil Osmani shprehet se gjatë fundjavës duke nisur nga pasditja e së shtunës dhe të dielës do të kemi shtim të vranësirave dhe prani të reshjeve të shiut thuajse në të gjithë vendin pa përjashtuar as bregdetin.

Fundjavë e paqëndrueshme, edhe pse dita e sotme do të jetë në masa të qëndrueshme të motit, pritet që mesdita e së shtunës dhe dita e diel të jenë në masa të paqëndrueshme të kushteve atmosferike. Pasditja e së shtunës por edhe gjatë paradites të ditës së diel pritet që të kemi reshje shiu jo vetëm në zonat malore e në ultësirën perëndimore por edhe një pjesë të mirë të bregdetit”, ka thënë ai.

Ndërkaq në lidhje me temperaturat Osmani shprehet se do të qëndrojnë në vlera të larta ku e shtuna pritet që të shënojë vlerën 33 gradë, ndërsa e diela do të ketë një zbritje të lehtë deri në 31 gradë Celsius.

Gjithashtu sipas meterologut edhe rajoni do të jetë në kushte të paqëndrueshme atmosferike ku herë pas herë do të ketë prani të reshjeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!