Të shumta janë këngët, që po lançohen gjatë periudhës së verës. Pavarësisht periudhës së pandemisë, të gjithë dëshirojnë ritëm dhe alegri kudo, prandaj kjo gjë nuk i ka penguar këngëtarët të jenë aktiv.
E pyetur nga moderatori Alban Musa në emisionin “ABC e Mëngjesit”, këngëtarja Gerta Mahmutaj ka veçuar nga shumë këngë të publikuara si më të preferuarën “Ma shum”, kënduar nga Venera Lumani dhe Lind Islami.
Lexo edhe: “Hana”, hiti i Gertës që bën ndryshimin nga këngët e tjera verore
Ajo ka thënë me plot humor, se bëri këtë zgjedhje, pasi është e vetmja që ka dëgjuar.
“Unë do veçoja Venerën dhe Lindin, pasi është e vetmja që kam dëgjuar nga fillimi deri në fund”, u shpreh Gerta.
Kujtojmë që ajo prej disa ditësh ka lançuar këngën “Hana”, ku sot zbuloi edhe disa sekrete nga prapaskenat e videoklipit. /abcnews.al
]