Këngëtarja shqiptare në hapat e Dua Lipës dhe Rita Orës: Dua të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision

schedule10:35 - 22 Nëntor, 2022

schedule 10:35 - 22 Nëntor, 2022

Vanesa Sono është rikthyer në Shqipëri për të marrë pjesë në dy festivalet “Kënga Magjike” dhe “Festivali i Këngës”. Vanesa u bë e njohur në Gjeniun e vogël por më pas u largua në Londër, ku jeton prej vitesh me familjen e saj. Sot ajo do të interpretojë në gjysmëfinalen e parë të Këngës Magjike.

Në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Vanesa foli për emocionet e pjesëmarrjes në të dy festivalet. Gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa, Vanesa tregoi se është fokusuar shumë dhe në tregun e huaj. Sa i përket përket mundësisë për të shkuar në Eurovision, Vanesa tha:

“Do ta doja shumë. Kënga është e bukur dhe e kam përfytyruar që ta performoja atë këngë në atë skenë por nuk do të zhgënjehesha nëse nuk do të isha në treshen e parë. E kuptoj se jam në fillimet e mia. Kam goxha pretendime dhe kuptoj se çdo gjë vjen në kohën e vet. Kam për të rimarrë pjesë.“, tha ajo.

/abcnews.al