Këngëtarja shqiptare këndon për viktimat e tërmetit: ‘Të gjitha fitimet shkojnë për ta’

schedule11:33 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 11:33 - 16 Dhjetor, 2019

Një javë më parë, Enisa Nikaj nënshkroi kontratën me Atlantic Records. Dje, publikoi projektin e parë nën këtë shtëpi diskografike. Kënga i dedikohet të prekurve dhe viktimave të tërmetit të 26 nëntorit dhe titullohet “Something Beautiful.”

“E shkrova këtë këngë me Dimitri Ehrlich për vendin tim të bukur, Shqipërinë, për viktimat e tërmetit që ata ta mbajnë kokën lart. 100% e fitimeve të kësaj kënde do të shkojnë për viktimat e tërmetit, kështu që ju lutem blijeni në iTunes, do ta vlerësoja shumë (kushton vetëm një dollar),” shkruan Enisa në Instagram./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!