Këngëtarja e muzikës popullore, Shqipe Abazi ka ndarë së fundmi detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale.
E ftuar në “Erva Verë”, ajo ka treguar se gjatë sezonit veror ka një numër të madh dasmash dhe është shumë aktive. Shqipja ka zbuluar edhe bakshishin më të madh që ka marrë në një dasmë. Ky bakshish ka prekur shifrën prej 35 mijë euro.
Këngëtarja u shpreh se është shumë përgjegjësi e madhe një dasmë dhe ndihet me fat që shumë familje ia besojnë këtë gëzim familjar./abcnews.al