Këngëtarja shqiptare bën ndryshimin drastik në look dhe nuk njihet më

schedule14:16 - 31 Maj, 2021

schedule 14:16 - 31 Maj, 2021

Besa Kokëdhima njihet si një personazh që ka eksperimentuar shpesh me pamjen e saj. Këngëtarja ka zbuluar së fundmi, nëpërmjet një fotografie që ka publikuar në rrjete sociale, se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve në rozë.

Këngëtarja duket shumë ndryshe me flokët e shkurtër ndërsa mban veshur dhe një fustan të zi. Artistja nuk ka dhënë detaje nëse ky ndryshim në look ka të bëjë me ndonjë projekt të ri apo është thjesht një set fotografik.

Kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtares u publikua tre javë më parë. “Margjelo” është dueti me Garridon që e riktheu në muzikë pas disa kohësh. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!