“Dua të flas me krenari për rrënjët e mia shqiptare”, këngëtarja serbe sulmon sërish Dua-n

schedule14:17 - 23 Korrik, 2020

schedule 14:17 - 23 Korrik, 2020

Një postim i këngëtares shqiptare, Dua Lipa në rrjete sociale ka sjellë reagime të shumta tek ndjekësit serbë, madje duke kaluar edhe në ofendime. Ylli shqiptar me famë botërore postoi pak ditë më parë hartën e Shqipërisë etnike, krahas së cilës shpjegonte dhe kuptimin e fjalës “autokton”.

 

View this post on Instagram

 

au•toch•tho•nous adjective (of an inhabitant of a place) indigenous rather than descended from migrants or colonists

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Ndjekës dhe artistë serbë reaguan ashpër ndaj saj, mes të cilëve dhe këngëtarja Jelena Karleusa, duke e akuzuar se po shpërndante urrejtje, ndërkohë që i rikujtonte se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po përballej në Hagë për akuzat për krime lufte.

LEXO EDHE: Dua Lipa i përgjigjet këngëtares serbe me flamurin e Shqipërisë etnike

Kjo e fundit ka reaguar sërish pas përgjigjes që Dua dha ndaj kritikëve, ku u shpreh se qëllimi i saj nuk ishte të përhapte urrejtje, ashtu siç e kanë interpretuar disa grupe që promovojnë përçarjen, por të tregonte Kosova meriton në hartë vendin që i takon.

LEXO EDHE: Këngëtarja serbe shpërthen në ofendime ndaj Dua Lipës: Injorante që nuk di historinë

Mirë e dashur, herën tjetër postoje një hartë aktuale që nuk përfshin territore të 4 shteteve në të, nuk është aq e vështirë, vërtet.”, është ky reagimi i dytë i këngëtares serbe. /abcnews.al/