Publikimi i hartës së Shqipërisë së Madhe në rrjete sociale, e përfshiu këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipën në një debat të gjerë. Shumë ndjekës serbë e akuzuan këngëtaren se po përhap urrejtje, ndërsa shkruanin se Kosova është pjesë e tyre.
Pas Jelena Karleusa, një tjetër këngëtare serbe ka reaguar ndaj Duas. Svetlana Ceca Raznatovic në një intervistë për median serbe “Alo!” ka shpërthyer në ofendime ndaj artistes shqiptare. “Nuk do të harxhoj fjalë mbi një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë sa duhet t’i them asaj është, “Vogëlushe, rri rehat!”, ka thënë këngëtarja serbe.
Ndërkaq, lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe këngëtari Aca Lucas. Për median “Alo!” ai tha: “Nuk është as Kosova në atë hartë të saj që ajo publikoi, vetëm Shqipëria. Është detyra ime të reagoj ndaj këtij rasti, dhe kushdo që hesht, le të heshtë. Unë nuk kam asgjë kundër shqiptarëve, sepse kam miq mes tyre, por ajo që bëri Dua Lipa nuk është e saktë.”, tha Lucas, duke shtuar më tej se “Kosova është Serbi dhe për dallim nga Lipa, ajo nuk është ‘e paguar politikisht’.
Kujtojmë që ditën e djeshme, Dua reagoi pas zhurmës së madhe në rrjet, duke thënë se nuk kishte për qëllim të përhapte urrejtje, ashtu siç e kanë interpretuar disa grupe që promovojnë përçarjen, duke shtuar se është thjesht krenare për origjinën e saj dhe se Kosova meriton në hartë vendin që i takon. /abcnews.al/