Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri rezultoi me Covid-19 dhe u karantinua për 14 ditë në një nga hotelet në Greqi.
Ajo tregoi për herë të parë se si ishin këto ditë për të, në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.
“Po e them tek ty. U nisa për në Greqi dhe në aeroport të bëjnë një test ku brenda 24 orëve merr përgjigje. Pavaresisht se unë kisha bërë test edhe para se të nisesha dhe rezultova negative. Ata ma shpjeguan se virulenca ndonjëherë është e vogël dhe nuk del në tampon. Duke qenë se isha në Selanik në protokollin e qeverisë greke duhet të karantinohesha 14 ditë në një dhomë në një hotel covid. Izolimi ishte strik, nuk lejohej që të dilje as në koridor, jashtë fare, por kushtet ishin shumë të mira’.
Ermali e pyet nëse ka pasur momente vështirësie, apo ditët e fundit kanë qenë më të lehta për t’u kaluar. Këngëtarja tha se ishin ditë të vështira sidomos kur arrin në ditët e fundit të izolimit, duket sikur koha nuk ecën.
“ Fundi ka qenë më i tmerrshëm. Filmat, programet kane qenë ndihmesë, por mendoja që të paktën ti je në rregull, nuk je sëmurë, ka njerez që janë në spital në këto momente. I jepja vetes në këtë mënyrë forcë. Ata dy njerezit që nxorre në program, Maria e Jani, më vinin çdo ditë poshtë ballkonit, më sillnin gjëra, më sillnin energji pozitive. Gjithashtu edhe shoqja ime Bruna me ka qëndruar pranë”.