Këngëtarja e njohur shqiptare humb të ëmën

schedule10:36 - 25 Qershor, 2022

schedule 10:36 - 25 Qershor, 2022

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami ka humbur të ëmën.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë ajo, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se varrimi do të bëhet sot tek varrezat në Arbëri.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi Allahu të mëshiroftë oj Nëna ime ? Varrimi do të bëhet sot në kohën e Ikindisë tek varrezat e Arbërisë në Prishtinë”, ka shkruar Arta.

Kujtojmë që artistja është bërë e njohur përmes hiteve të shumta, ku mund të përmendim “Fiesta”, “Asnjë milimetër”, “I njëjti ke mbet” etj.