Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këngëtarja e njohur martohet në fshehtësi, i thotë “Po” të dashurit në një ceremoni private

schedule22:09 - 17 Maj, 2021

schedule 22:09 - 17 Maj, 2021

Ariana Grande dhe Dalton Gomez janë martuar në fshehtësi.

Burime të shumta për TMZ kanë treguar se çifti u martuan në shtëpinë e Grande në Montecito, të cilën këngëtarja e bleu qershorin e kaluar. Mirëpo, asnjëri nuk e ka konfirmuar ende lajmin në rrjetet sociale.

Çifti u fejuan në dhjetor 2020 dhe kanë qenë së bashku për pak më shumë se një vit. Ndërsa ceremonia vjen pasi portalet e shumta raportuan në Prill se të dy po planifikonin një martesë verore.

Burimet thanë për mediat që të dy kishin në plan të bënin një martesë të vogël mes pandemisë së koronavirusit.

“Ata të dy nuk duan një ngjarje ekstravagante të madhe, kështu që ata po zbulojnë se cilat janë opsionet e tyre për një ceremoni intime”, tregoi një burim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!