Këngëtarja e njohur, Cher thotë se ajo dhe i dashuri i saj më i vogël, Alexander Edwards e duan njëri-tjetrin. Këngëtarja 76 vjeçare së fundmi konfirmoi spekulimet që ajo dhe 36-vjeçari po takoheshin. Ata ishin parë më herët të kapur dorë për dore teksa po shëtisnin në rrugët e Kalifornisë.
Ajo ndau një foto të 36 vjeçarit duke nxitur një nga fansat e saj të pyeste se cila ishte cilësia që vlerëson më shumë te ai.“Ai është 36 dhe në fund të fundit ai me erdhi nga pas, deri sa filluam të njiheshim. Ai është i qëndrueshëm ndërsa unë jam e kundërta. Ne e duam njëri-tjetrin…”, shkruajti Cher.
Kur u pyet se cilat cilësi i vlerësonte më shumë te A.E, Cher u përgjigj: “Ai është i sjellshëm, i zgjuar, i mrekullueshëm… & ne puthemi si adoleshentë.