Këngëtari Jon Tarifa ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se xhirimet janë realizuar në Bali, vend në të cilin jeton prej disa kohësh.
Jon ka zbuluar dhe mesazhin e këngës, i cili ka në qendër lumturinë dhe jo paranë. Ai ka theksuar se gjatë këtyre 20 viteve karrierë është munduar gjithmonë që klipet e tij të jenë shumë të thjeshta.
“’Rat race’, do të thotë në shqip ‘garë miu’, është një lloj metafore që përdoret sidomos në anglisht për një garë pas parasë dhe statusit. Ky është mesazhi i këngës që unë e kam lënë atë garë dhe kam zgjedhur lumturinë. Tani unë jam duke bërë garë për lumturinë dhe kënaqësinë në një vend të qetë dhe relaksues.
Unë këtë kam pasur gjithmonë gjatë karrierës sime në muzikë në këto 20 vjet, që unë muzikën e kam bërë gjithmonë siç e ndiej, siç e shoh se përvojat e mia në jetë i sheh dhe i dëgjon nëpër klipe. Nuk kam dashur të bëjë asnjëherë klipe ekstreme dhe të ekzagjëruara në Maldive në pishinë. Thjesht jetën e thjeshtë që jetoj dua ta nxjerr në këngë, sepse ajo është në radhë të parë frymëzimi”, u shpreh Joni./abcnews.al