Jon Tarifa dha në intervistë që dha për emisionin e mëngjesit në Abc, ku foli për këngën më të fundit që ka publikuar “When I Was Younger”, e publikuar para fillimit të Botërorit. Për këtë këngë, artisti ka bashkëpunuar me një artistin afrikan, Darren Gardner dhe flet për ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist.
Ai tregoi se kur ka qenë fëmijë ka qenë angazhuar në futboll por pas një lëndimi u tërhoq dhe tani luan vetëm për pasion. “Kjo ka qenë ëndrra ime. Kur kam qenë 15 vjeç doja të bëhesha profesionist prandaj shkova dhe në Holandë që të bëja prova me Ajaxin dhe kam luajtur në nivel të lartë në atë kohë.
Pastaj kur prindërit ikën në Amerikë dhe vëllai dhe unë qëndruam në Holandë. Ishte e vështirë sepse duhet të punoja, studioja dhe pastaj pata një lëndim. Pastaj rreth moshës 19 vjeç e lashë futbollin”, tha Joni duke folur më pas dhe për vendimin për të jetuar me bashkëshorten dhe vajzën në Bali.
“Para katër vitesh erdhëm këtej me pushime dhe menduam se pas disa kohësh do të vijmë të lëvizim këtej. Kur vajza jonë bëri 2 vjeç thamë është momenti i duhur. Jemi stabilizuar mirë këtej. Për 5 vite do të jetojmë këtu.”, u shpreh mes të tjerash Jon Tarifa. /abcnews.al