Këngëtari i famshëm e ‘Four Seasons’, Frankie Valli dhe ish-drejtuesja e marketingut të CBS, Jackie Jacobs i thanë ‘po’ njëri-tjetrit.
“Është e mrekullueshme që kam gjetur dashurinë edhe një herë në këtë fazë të jetës sime”, tha këngëtari 89-vjeçar për revistën People. Me këngën ‘Can’t Take My Eyes Off Of You’ ata shkëmbyen betimet e dasmës në një ceremoni private në hotelin Westgate në Las Vegas.
Frankie Valli Is Married! Four Seasons Frontman Weds Jackie Jacobs in Las Vegas (Exclusive) https://t.co/KwoyRiVJbs
— People (@people) June 27, 2023
Është martesa e katërt për këngëtarin e njohur për zërin e tij të veçantë dhe që ka shënuar më shumë se 35 hite, duke përfshirë “Sherry”, “December, 1963 (Oh, Ëhat a Night)” dhe “Grease”, në tabelën e këngëve të Billboard Hot 40 100, si me grupin ashtu edhe si artist solo.
Jacobs zbuloi se ata u takuan në një restorant në Los Angeles teksa darkonin me miqtë në vitin 2007.
“Kemi mbajtur kontakte përmes telefonit derisa ai më thirri dhe më kërkoi të dilnim në fund të 2015-ws dhe që atëherë jemi bashkë”, shtoi ajo.
View this post on Instagram
Edhe pse pothuajse 90 vjeç, Valli ende performon me grupin e tij. Siç raporton Daily Mail, më 30 qershor ai do të shfaqet në Nju Jork dhe të nesërmen do të ngjitet në skenë në Hard Rock Live në Etess Arena në Atlantic City. St. Al./abcnews.al