“Këngë e kënduar në mënyrë të përsëritur”, Kume: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhen bërë sipas kërkesave të ndërkombëtarëve

schedule14:02 - 11 Prill, 2024

schedule 14:02 - 11 Prill, 2024

Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume i ka cilësuar zhvillimet e reja për Reformën Zgjedhore si një këngë të kënduar në mënyrë të përsëritur.

Ai ka theksuar në “Tirana Live” se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhen bërë sipas kërkesave të ndërkombëtarëve.

LEXO EDHE: Reforma Zgjedhore/ Kume: Opozita nuk është shprehur se mund të ketë një zgjidhje ndryshe, ideja e Bashës e pamundur

“Për mua çdo gjë që mund të bëhet për të qene ndryshim në kodin zgjedhor nuk mund të quhet gjë e vogël, nuk ka pse të themi që ka gjëra të vogla dhe gjëra të mëdha, për mua të gjitha janë njësoj. Sipas vendimmarrjes në kuvendin e Shqipërisë jepet një zgjidhje. Kështu që të përdorësh shprehje të tilla për mua është abuzive dhe parathotë gjë tjetër, në vend që të bëjnë atë çka pritet të bëhet në kuadër të kësaj reforme zgjedhore.

Kjo është një këngë e kënduar në mënyrë të përsëritur, një deklaratë që ka vetëm ngarkesa politike dhe aspak nuk shpreh bashkë me të dhe përgjegjësinë politike e atyre që e deklarojnë bashkë me detyrat që kanë, si ata që janë përgjegjës për rregullimet që duhen bërë në legjislacionin tek ne për të mirëfunksionuar shteti dhe demokracia tek ne, por shërbejmë vetëm për të kaluar momentin. Kështu u tha dhe në Këshillin Politik, që ne do të merremi me ndryshimet që ne duhen bërë në kodin zgjedhor për të reflektuar se çfarë kërkojnë ndërkombëtarët. Pastaj, në një kohë tjetër do të merremi me gjëra më thjeshta”, deklaroi Kume./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!