“Kënga popullore e Elbasanit”, Kastriot Tusha flet për librin e ri: Dedikim për vendlindjen time

schedule08:44 - 29 Mars, 2024

schedule 08:44 - 29 Mars, 2024

Tenori i njohur, Kastriot Tusha ka publikuar së fundmi librin e tij ‘Kënga popullore e Elbasanit’. Ai ka treguar në emisionin “Pas Mesnate” se si lindi ky libër, i cili ka në qendër vendlindjen e tij, Elbasanin.

Tusha ka theksuar se ka qenë tema e doktoraturës që e shtyu dhe bëri që ta zhvillonte më tepër këngën qytetare të vendlindjes së tij.

“Është gjëja më modeste që mund të bëja për qytetin e vendlindjes. Unë jam rritur, kam lindur në atë qytet të mrekullueshëm, jam edukuar deri në shkollën e mesme me atë brez profesorash që unë kam nostalgji dhe një respekt i jashtëzakonshëm, sepse ka qene një brez i artë i pedagogëve me ideale, ku ne kemi marrë mësimet e para. Pastaj, fitova konkursin në Universitetin e Arteve, atëherë ka qene Akademia e Arteve dhe më pas u emërova solist në Teatrin e Operas.

U desh të mbroja doktoraturën me një temë që unë e kam përshpirt që ishte kënga qytetare e Elbasanit, gjë që unë e kam prekur sepse jam rritur më zërin e bukur të Zina Zdravës dhe shumë artistëve të tjerë”, u shpreh ndër të tjera artisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!