Laureati i këngës polionike Guri Rrokaj sapo ka publikuar këngën e tij për presidetin turk Recep Tayyip Erdoğan, me të cilën tërhoqi vëmendjes e medias online. Në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ai tregoi detaje mbi krijimin një kënge të tillë dhe pse pikërisht për presidentin turk. Ai tha se u ndje mirënjohës Presindetit turk për gatishmërinë që tregoi ndaj vendit tonë gjate pandemise dhe termetit.
“Duke pasur parasysh të gjithë sakrificën, ndihmat e shtetit turk dhe kryesisht të presidentit Erdogan, qysh me rënien e tërmetin ku u tregua shumë i gatshmëm dhe solli trupat speciale për nxjerrjen e viktimave nga rrënojat. Edhe përsëri në pandemi, është treguar i gatshëm dhe shfaqi dëshirën e madhe për të bërë një spital rajonal”, tha Rrokaj.
Ermali e pyet nese i bën këngë emrave të veçantë apo ka edhe personazhe që nuk dëshiron t’i bëj këngë. Ai tha se jeton në Shqipërinë demokratike dhe se mund t’i bëj këngë kujt të dojë, por jo tradhëtarve.
“Jetojmë në Shqipërinë demokratike dhe do ti këndoj kujt të dua dhe si të dua. Kënga për Erdogan ishte dëshirë dhe inicative e imja, e bëra tekstin vet dhe më pas ua komunikova dhe shokëve. Kisha mbështetje ata dhe shumë të tjerë”.
“A keni ndjerë ndonjë presion?”,është pyetja që Ermali i bën mjeshtrit të polifonisë.
“Jo absolutisht! Unë mbështetjen kryesore kam familjen dhe këngën e kam në gjak”, tha ai.
Sipas tij njerëzit që bëjnë histori do të gjenden në histori. Rrokaj nënvizoi se nuk do ti këndonte atyre që tradhtojnë kombin. Këmbënguljes së Ermalit, se cili mund të ishte personi që nuk do I këndonte këngë, ai tha se nuk mund te thoshte emra.
A do ta takonte Erdoganin ai nëse do i jepej mundësia?
“Do shkoj ta takoj dhe do iki për tërë natën dhe mundësisht në këmbë”. /abcnews.al