Kënga ‘New Rules’ e Dua Lipa-s arrin 2 miliardë klikime në Youtube

schedule15:15 - 16 Janar, 2020

schedule 15:15 - 16 Janar, 2020

Dua Lipa bëhet shqiptarja e parë që arrin të ketë 2 miliardë klikime në një video në Youtube.

Super hiti ‘New Rules’ nga këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka arritur që të hyjë në listën e ngushtë të këngëve që kanë mbi 2 miliardë klikime në platformën muzikore Youtube.

Videoklipi i këngës së famshme është shikuar e komentuar shumë dhe kënga vazhdon të dëgjohet akoma edhe gati 3 vite pas lansimit.

Videoja ka 10 milionë ‘pëlqime’, 315 mijë komente deri tani, numër ky që po vazhdon të rritet.

“New Rules” është publikuar si këngë në albumin e parë të këngëtares, “Dua Lipa”, këngë kjo e cila i ka sjellë suksesin e madh albumit dhe artistes, duke e bërë të njohur në botë më shumë.

Tashmë Dua ka gati edhe albumin e dytë në karrierë, “Future Nostalgia”, i cili do të publikohet në muajt e parë të këtij viti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!