“Kënga më bëri të rikthehem”, Klinti Çollaku flet për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës

schedule11:42 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 11:42 - 7 Dhjetor, 2020

Një ndër emrat konkurrues në Festivalin e Këngës është dhe Klinti Çollaku, fituesi i talent show-t “The Voice of Albania”. Artisti ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa ku foli për konkurrimin dhe tregoi pse vendosi të marrë pjesë për të dytën herë në këtë festival.

“Jam ndjerë shumë mirë dhe arsyeja kryesore është që kënga që kam këtë vit bëri që unë të rikthehem. Mendoj se që në momentin që ka dalë kënga, kam patur shumë mesazhe që për shumë njerëz ka qenë inkurajim dhe kjo është e rëndësishme për mua dhe më pas vendimtare është përformanca live se sa emocion do të transmetosh tek publiku.“, u shpreh Klinti.

Më tej, Klinti shpjegoi se për shkak të pandemisë festivali do të mbahet në ambient të jashtëm dhe për të shmangur grumbullimin e shumtë të njerëzve këtë vit nuk do të ketë orkestër.

“Jemi në një ambient të hapur, nuk jemi me orkestër për këtë na erdhi goxha keq të gjithëve sepse të gjithë mendonim se kënga jonë të performohej me orkestër sepse të jep emocion ndryshe, por për shkak të situatës është e pamundur pasi janë shumë persona.”, u shpreh Klinti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!