E diela është bërë dita kryesore për demonstratat e popullit bjellorus në Minsk, që prej ditës kur filluan këto tubime.
Gjatë ditës së sotme me protestuesit janë bashkuar edhe mbështetësit e të drejtave të homoseksualëve, ndërkohë që policia bllokoi rrugët.
Policia ka intensifikuar përpjekjet e saj për të frikësuar, dhe bllokuar, të gjithë njerëzit që drejtohen në qendër të qytetit sot, ndërsa ka arrestuar një pjesë të madhe të atyre që marrin pjesë në demonstratë.
Në ditët e kaluara forcat e sigurisë të veshur me maska, kishin shënjestruar studentët e universitetit ndërsa ktheheshin nga pushimet e tyre.
Disa prej tyre u shoqëruan me forcë e me dhunë, në polici.
Fotografitë e postuara këtë të dielë, nga rrugët e Minskut, tregojnë autoblinda dhe autobote me ujë që lëvizin në qendër të kryeqytetit për në Sheshin e Pavarësisë, shesh i cili është bllokuar.
Por protestat, edhe pse shpeshherë janë shoqëruar me dhunë, kanë patur edhe mesazhe motivuese e shpresëdhënëse.
Një 73-vjeçare është kthyer në një nga heroinat e demonstratave në Bjellorusi.
“Ne nuk kemi për tu kthyer më, në jetën që kemi pasur për shumë vite. Më në fund ndihemi sikur kemi rëndësi sepse kemi jetuar në apati për shumë kohë, dhe tani thjesht kemi këtë ndjenjë solidariteti, dhe në të vërtetë mendojmë se ndryshimi tashmë po ndodh, kështu që nuk është më koha për të hequr dorë“, tha ajo.
Ndërkohë që protesta të tjera po raportohen në qytete të tjera bjelloruse duke përfshirë Grodno, Mogilev dhe Gomel.
N.D./abcnews.al