Kryeministri Edi Rama thotë se në bizneset paguajnë 65 përqind parapagim të xhiros së tyre, nuk do të ketë kontroll nga tatimet, për periudhën maj-shtator.
Nga Saranda, gjatë një takimi me sipërmarrës të rinj, Rama u shpreh se në të kundërt, do të ketë kontrolle.
“Ne kemi ulur TVSH për të rritur formalizimin. E kemi 6 përqind, më e ulëta në rajon. Prapë se prapë, ju bëni sikur nuk kuptoni. Për periudhën e pikut, të paguajnë 65 përqind, nëse nuk duan asnjë kontroll. Duam ta fillojmë me 65 përqind, kush paguan 65 përqind për periudhën maj-shtator, nuk do ketë asnjë kontroll. Është bërë konsultë me operatorë, janë para disa praktika. Ky është opsion që mund ta zgjidhni. Nëse nuk pranoni, do përballeni me kontrolle që do jenë të ashpra, nga pikëpamja e sanksioneve. Përgjithësisht është pritur mirë kjo gjë”, theksoi ai./abcnews.al